Pas rikthimit të asfaltit, Komuna e Klinës nxjerr në shitje kalldrëmin e sheshit (DOKUMENT) NULL NULL 26.07.2026 17:39 26.07.2026 17:39 Komuna e Klinës ka hapur ankand publik për shitjen e kubëzave të kalldrëmit që u hoqën nga sheshi i qytetit, pas vendimit për rikthimin e asfaltit në qendër. Sipas njoftimit për kontratë, ankandi është hapur më 22 korrik të këtij viti. “Shiten në kushte siç janë, ku janë dhe Autoriteti Kontraktues nuk do të ketë përgjegjësi të mëtutjeshme pas shitjes”, thuhet në njoftim. Heqja e kalldrëmit u bë pasi Kuvendi Komunal kishte marrë më herët vendim që ai të largohej dhe në vend të tij të shtrohej asfalt. Kalldrëmi ishte vendosur në kuadër të një projekti që kishte zgjatur disa vjet. Klan Kosova raportoi më 12 prill të këtij viti për nisjen e heqjes së kalldrëmit dhe rikthimin e asfaltit në qendër të qytetit./Klankosova.tv Qendra e Klinës: Hiqet kalldërmi, rikthehet asfalti (VIDEO)