Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zjarret masive në Francë, banorët: Po përpiqemi të mbrojmë shtëpitë tona

NULL NULL
26.07.2026 17:31

Dëme të shumta janë shënuar në Francë, si pasojë e zjarreve të mëdha që kanë kapluar rajone të ndryshme, sidomos në jugperëndim.

Shumë pyje janë shkatërruar nga flakët, derisa shkrumb e hi janë bërë edhe hapësira e vendbanime të shumta.

Zjarri ka vazhduar edhe gjatë së dielës, derisa banorët dhe ekipet e ndryshme janë përpjekur të shuajnë flakët, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv

Flakët e mëdha kanë përfshirë gati një milion hektar në rajonin e Girondës, derisa fshatrat bregdetare, si Lège Cap Ferret, tani janë pothuajse qytete fantazmë.

Është padyshim e frikshme të ecësh nëpër këto vende të shkreta, të zbrazura nga turistët që frekuentojnë gjatë periudhës së ngjeshur të verës.

Urdhrat më të mëdhenj të evakuimit të kryer në Francë që nga Lufta e Dytë Botërore kanë lënë gati 220,000 njerëz të zhvendosur në rajon.

Të paktët vendasë që kanë mbetur janë të përfshirë në një betejë për të shpëtuar tokën e tyre. Ndërsa, zjarrfikësit janë përqendruar në flakët që po shkonin drejt qytetit të Bordeaux.

“Ne thjesht po përpiqemi të mbrojmë shtëpitë tona. Kemi qenë duke luftuar me këtë që nga mëngjesi i së enjtes.”, ka thënë për CNN, njëri nga banorët.

Ndërsa autoritetet në qytetin e Bordeaux përgatiten për përhapjen e mundshme të zjarrit, ka të ngjarë që së shpejti të lëshohen urdhra evakuimi. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme