Ndërron jetë legjenda e basketbollit kosovar, Mithat Belegu NULL NULL 26.07.2026 17:00 26.07.2026 17:00 Sot ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, një nga figurat më të shquara të basketbollit kosovar, Mithat Belegu. Belegu konsiderohej një nga pionierët e basketbollit në Pejë dhe në Kosovë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin e këtij sporti për më shumë se pesë dekada, transmeton Klankosova.tv. Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm si basketbollist, trajner, gjyqtar ndërkombëtar dhe veprimtar sportiv. I vlerësuar si basketbollisti më i mirë kosovar i viteve ’60, Belegu vazhdoi të shërbejë për basketbollin edhe pas përfundimit të karrierës si lojtar. Në vitin 1978 ai fitoi stemën e gjyqtarit ndërkombëtar të FIBA-s, duke u bërë shqiptari i parë që arrinte këtë sukses. Për kontributin e tij shumëvjeçar në sport, Mithat Belegu ishte nderuar edhe me Medaljen Presidenciale të Meritave nga Presidentja e Republikës së Kosovës. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, me fillim nga ora 14:00, në varrezat e qytetit në Pejë. Screenshot