Osmani në ditën memoriale të policëve të rënë: Lavdia për ta do të jetë e përjetshme NULL NULL 26.07.2026 13:33 26.07.2026 13:33 Ish-presidentja, Vjosa Osmani ka kujtuar policët e rënë në kryerje të detyrës, ndërkohë i ka falënderuar të gjithë zyrtarët që çdo ditë mbrojnë Republikën me guxim, profesionalizëm dhe besnikëri Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se lavdia do të jetë e përjetshme për heronjtë e Kosovës, transmeton klankosova.tv. “Në paqe e në sfida, në veri e në jug, në çdo pëllëmbë të Kosovës, Policia jonë është mburoja e sigurisë, rendit kushtetues dhe sovranitetit të shtetit. Sot, në ditën menoriale që i kushtohet policëve të rënë në detyrë, përulemi me nderimin më të thellë para sakrificës së tyre. Afrim Bunjaku, Enver Zymeri dhe të gjithë heronjtë e Policisë dëshmuan se Kosova nuk përkulet para askujt. Ata zgjodhën detyrën, nderin dhe atdheun mbi gjithçka, prandaj lavdia për ta do të jetë e përjetshme”, ka shkruar ajo.