Tragjike në Pogradec: Elektricisti 60-vjeçar vdes në vendin e punës NULL NULL 26.07.2026 11:08 26.07.2026 11:08 Foto nga Top Channel Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Sipas informacioneve të Top Channel, viktima është Agim Beqiri, rreth 60-vjeç, i cili dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa po riparonte një linjë elektrike me defekt, transmeton Klankosova.tv. Grupi hetimor ndodhet në fshatin Zërvaskë dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.