Franca lufton me zjarrin, evakuohen edhe 55,000 qytetarë NULL NULL 26.07.2026 10:45 26.07.2026 10:45 Edhe 55,000 persona të tjerë janë evakuuar nga gjashtë qytete në Francë, ndërsa zjarret që kanë shkaktuar shkatërrime në mbarë vendin po intensifikohen. Evakuimet më të fundit u kryen në qytete në jug të Bordeaux, në rajonin e Gironde-s, shkruan BBC, transmeton klankosova.tv. Zjarret kanë përfshirë zona të ndryshme të Evropës gjatë javës së kaluar, veçanërisht Francën dhe Spanjën, ku janë evakuuar më shumë se 330,000 njerëz. Franca është prekur më rëndë, me një sipërfaqe prej 42,000 hektarësh të djegur, duke e bërë këtë një nga zjarret më të mëdha pyjore që nga Lufta e Dytë Botërore. Rreth 98,000 hektarë janë djegur në të gjithë vendin që nga fillimi i vitit. Kapiteni Nicolas Braz, një nga drejtuesit e operacionit të shuarjes së zjarrit, tha se zjarri kishte krijuar “erërat e veta – përfshirë vorbulla ere”, duke shtuar se ai ishte “i paparashikueshëm dhe i pakontrollueshëm”.