Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tragjedia në Roskovec, i dyshuari pas vrasjes: Më kanë marrë lekët

NULL NULL
24.07.2026 12:58

Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e kësaj të premte fshatin Vidhishtë të Bashkisë Roskovec.

Një 35-vjeçar, i njohur në fshat me emrin Nertil Buzi, shkoi në banesën e ish-të fejuarës së tij, ku qëlloi me armë zjarri ndaj familjarëve të saj.

Si pasojë mbeti i vrarë ish-vjehrri i tij, 55-vjeçari Arben Plaka, ndërsa ish-vjehrra mbeti e plagosur. Pas ngjarjes, autori mori me forcë ish-të fejuarën dhe u largua nga vendi i ngjarjes, shkruan Top Channel transmeton Klankosova.tv.

Sipas informacioneve paraprake, e reja kishte qenë prej kohësh objekt i kërcënimeve nga 35-vjeçari. Ajo vazhdonte studimet për mjekësi në Tiranë, ku, sipas burimeve, autori kishte shkuar disa herë për ta kërcënuar. Për këto episode ai ishte shoqëruar dhe arrestuar më parë nga policia, por konflikti mes tyre kishte vijuar.

Ngjarja kulmoi rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur 35-vjeçari hyri në banesën e familjes Plaka, ekzekutoi me armë zjarri Arben Plaka, plagosi bashkëshorten e tij dhe më pas mori peng ish-të fejuarën, duke u larguar nga zona.

lajme të ngjashme