Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Punimet në rrugën ‘Ilir Konushevci’, Berbatovci: Devijimet janë të përkohshme (VIDEO)

NULL NULL
24.07.2026 12:53

Punimet që po zhvillohen në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë kanë sjellë ndryshime të përkohshme në qarkullimin e linjave 3 dhe 3C të Trafikut Urban.

Drejtori i Trafikut Urban, Kujtim Berbatovci, në emisionin “Fol me Arin” në Radio Klan Kosova, u kërkoi mirëkuptim qytetarëve, duke theksuar se devijimet janë të domosdoshme për të garantuar funksionimin e transportit publik gjatë punimeve.

I përshëndesim të gjithë qytetarët që e shfrytëzojnë transportin publik dhe u kërkojmë falje. Këto ditë ka pasur disa devijime në disa segmente rrugore, kryesisht për linjat 3 dhe 3C, por kanë qenë devijime të shkurtra dhe presim që edhe punimet e mbetura të përfundojnë shpejt”, tha Berbatovci.

Ai bëri të ditur se devijimi do të prekë vetëm segmentin e rrugës “Ilir Konushevci”, në afërsi të Xhamisë së Llapit.

Autobusët do të kalojnë përmes rrugës te Cigllana, do të dalin te Qafa dhe më pas do të vazhdojnë me itinerarin e rregullt. Devijimi do të ndodhë vetëm në këtë segment rrugor”, sqaroi ai.

Ai shtoi se Trafiku Urban do të angazhojë staf shtesë dhe do të monitorojë lëvizjen e autobusëve përmes sistemit GPS, për të minimizuar vonesat.

lajme të ngjashme