Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bruno Guimaraes një hap larg “Topçinjve”

NULL NULL
23.07.2026 22:07

Arsenali është shumë pranë goditjes së madhe të verës.

Mesfushori brazilian Bruno Guimaraes ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin në “Emirates” dhe ka arritur marrëveshje me klubin londinez për një kontratë pesëvjeçare.

“Topçinjtë” tashmë po punojnë për të bindur Newcastle United, i cili vazhdon të kërkojë një shumë të majme për kapitenin e skuadrës. Ofertat e deritanishme janë refuzuar, por negociatat po vazhdojnë me ritme të shpejta.

28-vjeçari konsiderohet si një nga mesfushorët më të kompletuar të Premier League dhe ardhja e tij do t’i jepte Arsenalit edhe më shumë cilësi në mesin e fushës për sezonin e ri.

lajme të ngjashme