Aksidenti tragjik në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, viktimë një 52-vjeçare NULL NULL 23.07.2026 09:42 23.07.2026 09:42 Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Studime të Vushtrrisë. Policia njofton se në aksident janë të përfshira dy automjete dhe si pasojë ka humbur jetën një grua 52-vjeçare, derisa të lënduar kanë mbetur pesë persona. “Si pasojë e lëndimeve të marra, në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një viktimë femër, rreth 52 vjeçare, ndërsa pesë persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”. Hetuesit e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor, në koordinim me prokurorin e rastit janë duke zhvilluar hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.