Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tri ditë me tela të rrymës në tokë, banorët e Kabashit kërkojnë ndërhyrje

NULL NULL
23.07.2026 09:30

Një banor nga fshati Kabash i Komunës së Vitisë ka adresuar shqetësimin për gjendjen e krijuar në rrugën “Bafti Haxhiu”, ku sipas tij prej disa ditësh një shtyllë elektrike është rrëzuar dhe telat e rrymës kanë mbetur në tokë.

Lexuesi për KlanKosova.tv ka thënë se situata paraqet rrezik për banorët, ndërsa rruga është bllokuar për shkak të dëmtimit.

“Jam nga Kabashi, Komuna e Vitisë. Një shtyllë elektrike ka rënë para tri ditësh dhe telat e rrymës kanë mbetur në tokë. Rruga është e bllokuar dhe jemi të rrezikuar. Banorët kanë mbetur pa zgjidhje, ndërsa KEDS-i nuk ka marrë masa”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, përveç problemit me energjinë elektrike, në mes të rrugës ka shpërthyer edhe kanalizimi, duke e përkeqësuar gjendjen.

Banorët atje kanë bërë të ditur se kanë kontaktuar edhe Komunën e Vitisë, por deri tani, sipas tij, nuk ka pasur ndërhyrje. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme