Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulmohet me thikë një shtetas i huaj në Prishtinë, përfundon në QKUK

NULL NULL
23.07.2026 09:28

Një shtetas i huaj ka mbetur i lënduar pasi është sulmuar me thikë nga dy persona të panjohur në Prishtinë.

Policia bën të ditur përmes raportit se viktima ka deklaruar se, derisa ishte duke udhëtuar me automjetin e tij, është sulmuar me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy persona të panjohur.

Si pasojë e sulmit, ai ka pësuar lëndime në duar dhe ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Prishtinë, 22.07.2026 – NN. Viktima mashkull shtetas i huaj ka raportuar se derisa ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij, është sulmuar me mjet të mprehtë thikë nga dy persona të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime në duar dhe ka marrë tretman mjekësor në QKUK. Është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet”.

lajme të ngjashme