Ariu dyshohet se masakroi një çift të moshuar, u gjetën pajetë pranë një kabine NULL NULL 20.07.2026 16:42 20.07.2026 16:42 Një çift i moshuar që ishte raportuar i zhdukur në Kanada dyshohet se ka humbur jetën pas një sulmi nga një ari, pasi autoritetet gjetën dy trupa në afërsi të një kabine pranë liqenit McTavish, në provincën e Saskatchewan. Jay dhe Deb MacDonald, të dy në të 70-at dhe në pension, kishin shkuar për peshkim dhe po qëndronin në një kabinë në zonën e largët pranë liqenit. Familjarët ngritën alarmin pasi çifti ndaloi së përgjigjuri në telefon, shkruan Metro, transmeton Klanosova.tv. Policia nisi kërkimet dhe gjeti dy persona të pajetë, megjithëse identiteti i tyre ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Vëllai i Deb MacDonald, Donjames LeBlanc, tha për CBC se motra e tij e kishte vizituar pak para nisjes së udhëtimit. “Ata do të shkonin për të bërë pak peshkim. Kur nuk iu përgjigjën telefonatave, familja kontaktoi policinë,” tha ai. Sipas tij, policia fillimisht e gjeti Jay MacDonald të pajetë pranë bregut të liqenit, ndërsa trupi i Deb u gjet më vonë në pyll, pranë kabinës ku po qëndronin. LeBlanc shtoi se çifti i kishte treguar më herët se në atë zonë kishte një numër të madh arinjsh të zinj. Autoritetet kanadeze konfirmuan të premten se një ari ishte përfshirë në vdekjen e çiftit. Zyrtarët e ruajtjes së natyrës më pas e lokalizuan dhe e eutanazuan ariun që dyshohet se ishte përgjegjës për sulmin. Kafsha do të dërgohet në Western College of Veterinary Medicine, ku do t’i nënshtrohet një nekropsie për të përcaktuar me saktësi rrethanat e ngjarjes./Klankosova.tv