Me plis në mes Skandinavisë, KF 2 Korriku me sukses të madh në Gothia Cup NULL NULL 20.07.2026 16:22 20.07.2026 16:22 KF 2 Korriku nga Prishtina ka shënuar një sukses të madh në kampionatin Gothia Cup 2026, turneut më të madh ndërkombëtar të futbollit për grupmoshat e reja, që po zhvillohet në Goteborg të Suedisë. Skuadra prishtinase u rendit mes tetë ekipeve më të mira në kategorinë B15, në konkurrencë me plot 252 skuadra nga vende të ndryshme të botës, duke dëshmuar cilësi, talent dhe paraqitje të nivelit të lartë, transmeton Klankosova.tv. Përveç suksesit në fushë, 2 Korriku u vlerësua edhe jashtë saj, duke fituar çmimin “Best Outfit Award 2026” gjatë ceremonisë hapëse të turneut, për paraqitjen më të mirë me kostume kombëtare. Për këtë arritje ka shkruar edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila përgëzoi klubin prishtinas, duke vlerësuar se ky sukses promovon sportin, kulturën dhe identitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ministria uroi futbollistët, trajnerët dhe stafin e klubit për paraqitjen dhe suksesin e arritur në një nga turnetë më prestigjioze të futbollit për të rinj në botë.