Bombë nga Italia: FIGC takon Pep Guardiolën për stolin e “Azzurrëve” NULL NULL 20.07.2026 15:28 20.07.2026 15:28 Pep Guardiola mbetet ëndrra e madhe e Federatës Italiane të Futbollit. Mediat italiane raportojnë se drejtuesit e FIGC-së kanë zhvilluar një takim me teknikun spanjoll për të diskutuar mundësinë e marrjes së drejtimit të Kombëtares së Italisë. Pas rezultateve zhgënjyese të viteve të fundit, italianët po kërkojnë një emër të madh për të rikthyer lavdinë e “Azzurrëve”, ndërsa Guardiola shihet si kandidati ideal për të udhëhequr projektin e ri. Për momentin nuk ka një marrëveshje mes palëve, por fakti që është zhvilluar një takim ka rritur ndjeshëm spekulimet për të ardhmen e trajnerit spanjoll./Klankosova.tv