Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Deputetët nuk duhet të shkojnë në pushim” – Kryeziu: Duhet t’i formojnë institucionet (VIDEO)

NULL NULL
17.07.2026 19:11
"Deputetët nuk duhet të shkojnë në pushim” – Kryeziu: Duhet t’i formojnë institucionet

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka deklaruar se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk duhet të shkojnë në pushim derisa vendi ndodhet në një situatë të bllokuar institucionale.

Kryeziu në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova tha se prioritet duhet të jetë konstituimi i plotë i institucioneve, përkatësisht zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe formimi i Qeverisë, ndërsa çështja e zgjedhjes së presidentit duhet të trajtohet pasi të arrihet një konsensus politik.

Sipas tij, në rrethanat aktuale nuk ka gjasa reale që presidenti të zgjidhet pa një marrëveshje mes partive politike, pasi për këtë nevojiten 80 vota në Kuvend.

“Duhet të zgjidhet kryetari i parlamentit dhe kryeministri, dhe pastaj duhet të shkojmë në zgjedhjen e presidentit, sepse gati të gjithë e dimë që nuk mund të zgjidhet presidenti pa u marrë vesh. Aty duhen 80 vota dhe kjo do të ishte një tentativë që mund të dështojë”, ka thënë Kryeziu.

Ai vlerësoi se formimi i Kuvendit dhe Qeverisë do të ishte më i dobishëm për funksionimin e shtetit, duke përmendur edhe nevojën për miratimin e ligjeve, marrëveshjeve ndërkombëtare dhe plotësimin e vendeve të lira në institucione, përfshirë Gjykatën Kushtetuese.

Kryeziu theksoi se situata aktuale është e pazakontë dhe përbën një sfidë kushtetuese, pasi zgjedhja e presidentit kërkon një proces të bazuar në konsensus politik.

Tashti këto situatat e pushimeve këto janë të parapara me rregullore të parlamentit dhe këto nuk mund t’i konceptoj absolutisht se nuk kanë ndonjë logjikë, unë e konsideroj, se njëherë, më së pari sipas mendimit tim këta deputetë nuk duhet me shkua në pushim, për shkak se që dy vjet jemi në si situatë të paqenë domethënë dhe paraprakisht, zgjedhjet janë për me zgjedh institucionet edhe kanë obligim edhe kushtetues njerëzor dhe moral kështu që absolutisht unë e konsideroj se përkundra asaj që kanë të drejtë për së rregullores me shku në pushim këta nuk duhet me shku në pushim”, deklaroi Kryeziu.

Ish-gjyqtari shtoi se Kushtetuta nuk e rregullon në mënyrë të drejtpërdrejtë këtë situatë të pushimeve gjatë një vakumi institucional, duke theksuar se çështja mbetet e lidhur me interpretimin dhe përgjegjësinë politike të deputetëve.

lajme të ngjashme