Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deklarata e ministres serbe, Balla nga Kuvendi: Reagimi i qeverisë shqiptare ishte në kohë

NULL NULL
16.07.2026 11:58

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, sërish e ka dënuar deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviq, duke e cilësuar atë si të turpshme dhe të papranueshme.

Paunoviq, në një intervistë, ishte shprehur se nëse do të ishte në vend të Sllobodan Millosheviçit, do ta kishte “pastruar etnikisht” Kosovën në vitin 1998.

Balla që për këtë deklaratë kishte reaguar ditë më parë, kurse të enjten ka folur edhe në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë.

Ai ka thënë se qeveria shqiptare ka reaguar në kohë dhe se Shqipëria nuk tallet me çështjet kombëtare.

“Një deklaratë jo vetëm e papërgjegjshme, por indinjuese, e rëndë. Reagimi i qeverisë shqiptare ka qenë në kohë. Ne nuk tallemi me çështjet kombëtare dhe me qëndrimin e mbajtur në nivelin e qeverisë nga ministri i Jashtëm dhe në nivel politik.”, ka thënë Balla.

Ai ka thënë se deklarata e ministres serbe është dënuar edhe nga autoritetet politike dhe përfaqësuesit me të cilët komunikojnë në Komisionin Evropian në të gjitha nivelet.

“Shqipëria, kur reagon, reagon bashkë me aleatët e vet.”, ka thënë Balla.

Ai ka thënë se Edi Rama mbetet i vetëm kryeministër që çështjen e Kosovës e ka ngritur edhe në mes të Beogradit.

“Sa i përket Edi Ramës, është i vetmi kryeministër i këtij vendi i cili çështjen e Kosovës e ka ngritur në mes të Beogradit, duke deklaruar se Kosova është shtet i pavarur dhe se Shqipëria mbështet fuqimisht pavarësinë dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE”, është shprehur Balla. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme