Arrestohen dy persona në Prishtinë, u konfiskohet sasi e madhe e kokainës NULL NULL 16.07.2026 11:10 16.07.2026 11:10 Një aksion i Policisë së Kosovës, i zhvilluar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Prishtinë, ka rezultuar me konfiskimin e 147.7 gramëve substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe ndalimin e dy personave. Sipas Policisë, pas një pune operative-hetimore lidhur me dyshimet për shitblerje të substancave narkotike, më 15 korrik 2026 është lokalizuar në magjistralen Pejë–Prishtinë i dyshuari me inicialet F.P. (i lindur më 1992), i cili po lëvizte me veturë, transmeton klankosova.tv. Gjatë kontrollit të automjetit dhe më pas në shtëpisë e tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar 147.7 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë, si dhe dëshmi të tjera relevante për rastin. Në kuadër të të njëjtit hetim është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit tjetër, Q.K. (i lindur më 1993), mirëpo sipas Policisë nuk është gjetur asnjë e ndaluar. Ndaj të dyshuarve është iniciuar procedurë penale për veprën “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.