Anglia apo Argjentina, kush do ta presë biletën për finalen e madhe? NULL NULL 15.07.2026 20:41 15.07.2026 20:41 Një përballje me peshë historike dhe emocione të mëdha pritet të zhvillohet sonte në Atlanta, aty ku Anglia dhe Argjentina zbresin në fushë për një vend në finalen e Kupës së Botës 2026. Dy kombëtaret kanë zbuluar tashmë 11-shët startuese për duelin e shumëpritur në stadiumin “Mercedes-Benz”. Trajnerët Thomas Tuchel dhe Lionel Scaloni kanë vendosur për formacionet me të cilat do të kërkojnë triumfin në një nga sfidat më të mëdha të këtij turneu. Anglia do të luajë me: Jordan Pickford – Reece James, Marc Guéhi, Charlie Kosa, Djed Spence – Declan Rice, Elliot Anderson, Jude Bellingham – Morgan Rogers, Anthony Gordon dhe Harry Kane (kapiten). Ready for Argentina! 👊 pic.twitter.com/5fSh9K1tir — England (@England) July 15, 2026 Në anën tjetër, Argjentina do të startojë me: Emiliano Martinez – Nahuel Molina, Cristian Romero, Lisandro Martinez, Nicolas Tagliafico – Leandro Paredes, Giuliano Simeone, Alexis Mac Allister, Enzo Fernandez – Julian Alvarez dhe Lionel Messi (kapiten). 🚨 𝐎𝐅𝐅𝐈𝐂𝐈𝐀𝐋: 𝐀𝐑𝐆𝐄𝐍𝐓𝐈𝐍𝐀 🇦🇷 𝐗𝐈 ℹ️ @gastonedul pic.twitter.com/xinOUpNbf8 — 433 (@433) July 15, 2026 Kjo përballje rikthen një nga rivalitetet më të mëdha të futbollit botëror, me kujtime të paharrueshme ndër vite, përfshirë golin kontrovers të Diego Maradonës në vitin 1986 dhe përjashtimin e David Beckhamit në Botërorin e vitit 1998. Fituesi i kësaj sfide do të përballet në finale me Spanjën, e cila siguroi kualifikimin pas fitores ndaj Francës. Finalja e Kupës së Botës do të zhvillohet më 19 korrik në “MetLife Stadium” në New York.