Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbyllet për qarkullim një segment i rrugës “Afrim Zhitia” në Prishtinë, ja rrugët alternative

NULL NULL
15.07.2026 20:16

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se një segment i rrugës “Afrim Zhitia” do të mbyllet për qarkullim për shkak të punimeve infrastrukturore.

Në njoftimin e komunës thuhet se Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave do të zhvillojë pjesën nga semaforët te Fakulteti Teknik deri te semaforët te Mensa e Studentëve, në anën e djathtë të rrugës, në drejtim të konvikteve.

Mbyllja e këtij segmenti do të nisë më 15 korrik 2026, nga ora 20:00, dhe do të zgjasë deri më 20 korrik 2026, në ora 20:00.

Gjatë kësaj periudhe, qytetarët mund të shfrytëzojnë si rrugë alternative aksin “Xheladin Rekaliu” – “Edmond Hoxha”./Klankosova.tv

lajme të ngjashme