Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lumir Abdixhiku: Do ta mbroj LDK-në me vendosmëri dhe dinjitet

NULL NULL
15.07.2026 19:51

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se partinë do ta mbrojë me vendosmëri dhe dinjitet.

Pos tjerash ai tha se do të bëjë gjithçka që LDK të mos dëmtohet, transmeton Klankosova.tv.

“Unë kam bërë gjithçka dhe do të bëj gjithçka që kjo shtëpi të mos dëmtohet. Por nuk mund ta mbaj përgjegjësinë për një proces që nuk është nisur, nuk e kam dashur, nuk e kam pritur. Gjithsesi, unë do ta bëj detyrën time. Nuk e kam kërkuar këtë betejë, por nuk do t’i iki. Do t’i dal përballë me qetësinë që më jep e drejta, me dinjitetin që e kërkon qetësia, dhe me vendosmërinë për ta mbrojtur rrugën tonë, siç kam bërë në tri Kuvende deri më tani”, tha Abdixhiku.

Megjithatë, Abdixhiku tha se do ta pranojë çdo vendim.

lajme të ngjashme