Sulmoi fizikisht të dashurën në autostradën Ferizaj–Prishtinë, arrestohet i dyshuari NULL NULL 15.07.2026 08:31 15.07.2026 08:31 Një shtetas i Kosovës është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij, shtetase të Shqipërisë, në autostradën Ferizaj–Prishtinë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 14 korrik 2026, rreth orës 05:40, pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit. Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar nga policia dhe është intervistuar në prani të organeve kompetente. Me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt. “Autostrada Ferizaj- Prishtinë 14.07.2026-05:40. Është raportuar se viktima femër shtetase e Shqipërisë, pas një mos marrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.