Sekretari i LDK-së: Jemi të fokusuar tek institucionet e reja (VIDEO) NULL NULL 14.07.2026 20:40 14.07.2026 20:40 Ndonëse vëmendja e opinionit është te Lidhja Demokratike e Kosovës, kjo e fundit prioritet ka diçka tjetër. E ai është evitimi i një krize të re politike dhe bërja e vendit me institucione të reja. Sipas Sekretarit të LDK-së, Ilir Ferati, nëse dikush prioritet i ka zhvillimet brenda partisë, atëherë LDK-ja dhe kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, është i gatshëm të respektojë çdo procedurë që del nga statuti i saj. Qoftë edhe votëbesimi ndaj tij. Ky iu bëri thirrje zyrtarëve dhe strukturave të LDK-së që debatet e brendshme t’i zhvillojnë në forumet e partisë dhe jo përmes deklaratave publike. Ai theksoi se dallimet duhet të adresohen në përputhje me statutin e LDK-së. Ndiqeni kronikën për më shumë detaje: