Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Pasuljanske Livade”: Sulmet terroriste serbe u ideuan mbi ‘varreza’ (VIDEO)

NULL NULL
14.07.2026 20:38

Mbi zonën e quajtur “Pasuljanske Livade”, bëjnë plane terroriste kundër Kosovës, e nën të dyshohet se i kanë viktimat e njërit që e kryen më herët.

Në bazën më të madhe ushtarake, ku stërviten njësitë e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Serbisë, u ngritën dyshimet për varr masiv, me trupa të të vrarëve në luftën e fundit në Kosovë, raporton Klan Kosova.

Ky informacion, që erdhi nga themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka vënë në lëvzije edhe institucionet kosovare.

“Livadhi i fasuleve” shërben aktivisht si qendër ushtarake serbe.

Vendi është i njohur për dy vëllëzërit Viqentijeviq, Dragisha edhe Jovan, që po akuzohen për sulmin terrorist në kanalin e Iber Lepencit.

Të dy, siç tha prokurori ditë më parë, ushtruan pikërisht në këtë bazë ushtarake derisa vendosën ta kryejnë shpërthimin, më 29 nëntor 2024.

Një sulm tjetër edhe më i madh fillet i pati në këtë tokë. Kryesori i grupit, Milan Radoiçiq i stërviti në këtë lokacion terroristët që vranë rreshterin e policisë, Afrim Bunjaku derisa po sulmonin Republikën në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023.

Lëvizjet e tyre janë të shënjuara edhe nëpër fotografitë që janë pjesë e aktakuzës për Banjskën, ku thuhet se krejt këto ushtrime u bënë pa u penguar nga autoritetet e Serbisë.

lajme të ngjashme