Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deklarata e ministres serbe: Dënohet gjuha nxitëse, kërkohet shkarkimi (VIDEO)

NULL NULL
14.07.2026 20:42

“Po të isha Slobodan Milloshiviqi, do e kisha spastruar etnikisht Kosovën më 1998”.

Këtë dëshirë të kamotshme nuk e përmbajti më ministrja e Administratës Publikë në Serbi, Snezhana Paunoviq.

Mirëpo, kjo deklaratë skandaloze nxiti reagime të ashpra në Bruksel, Prishtinë e Tiranë.

“Deklaratat e tilla janë kundër obligimeve që ka marrë Serbia në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE për normalizimin e raporteve me Kosovën. Ne presim nga të gjithë liderët që të përmbahen nga çfarëdo retorike nxitëse dhe të japin kontribut për një ambient të besimit dhe stabilitetit në rajon. Nuk duhet të ketë vend në Evropë për retorikë, justifikim apo avokim të pastrimit etnik”, u shpreh Anitta Hipper, zëdhënëse e Komisionit Evropian.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi tha se kërkon dorëheqjen e menjëhershme të ministres Paunoviq.

Derisa në Kosovë, ministri për Punë, Familje dhe Vlerta e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti deklaroi se kjo deklaratë dëshmon se Serbia vazhdon politikën gjenocidale të Millosheviqit.

Deklarimin e zyrtares serbe e dënoi edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla.

Megjithëse, ministrja serbe gjeti përkrahje në Serbi. Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiq i doli asaj në mbrojtje, madje e përsëriti pretendimin se Kosova ka qenë territor i Serbisë.

Gjithçka nga këto zhvillime i gjeni në kronikën më poshtë:

lajme të ngjashme