Rasti në Ferizaj: Kanosën viktimën, pranga 4 vetave me armë n’brez (VIDEO) NULL NULL 14.07.2026 20:24 14.07.2026 20:24 Qytetari M.B dyshohet u kanos të hënën pasdite në Babush të Ferizajt. Të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes, por viktima rastin e paraqiti në Polici, raporton Klan Kosova. Këtyre të fundit iu deshën goxha minuta që katër të dyshuarit t’i lokalizojnë. Në shënjestër të ruajtësve të rendit këta ranë kur ishin në një lokal gastronomie në po të njëjtin katund, aty ku dyshohet se u krye edhe vepra. Tek ta u kapën edhe disa pistoleta, karikatorë dhe fishekë, ndërsa disa nga këta të fundit dyshohet se janë municion zyrtar i Policisë së Kosovës, por të njëjtit janë duke u verifikuar. Lidhur më këtë, nga Inspektorati policor, televizionit i konfirmuan se pranuan informacion nga Policia se rasti është përcjellë te departamenti përkatës. Klani ka kuptuar se armët, të dyshuarit i kishin në brez. Ato u konfiskuan e kryerësit e veprës u prangosën. Nga burime të veta, Klan Kosova ka kuptuar se ende pa u kryer afati i caktuar i ndalimit, saktësisht pasditen e së martës, që të katërtit janë liruar. Për këtë u kërkuan detaje nga Prokuroria. Por ata theksuan se rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt. Lokali ku është kryer arrestimi, të martën ishte i mbyllur.