“Copë-copë” ura në Gadime të Epërme të Lipjanit, banorët kërkojnë ndërhyrje (VIDEO) NULL NULL 14.07.2026 19:04 14.07.2026 19:04 Ura në fshatin Gadime e Epërme të Lipjanit është dëmtuar rëndë, duke vështirësuar qarkullimin e banorëve dhe duke ngritur shqetësime për sigurinë. Lexues të KlanKosova.tv kanë dërguar pamje që tregojnë gjendjen e urës, e cila shihet se është bërë “copë-copë”. Banorët kërkojnë nga institucionet kompetente që të ndërhyjnë sa më shpejt.