Grabitje me thikë pas mesnate në Prishtinë, cak dy shtetas të huaj NULL NULL 12.07.2026 09:52 12.07.2026 09:52 Dy persona, një burrë dhe një grua me shtetësi të huaj, kanë raportuar se janë grabitur në një parking në Prishtinë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur rreth mesnatës, ku 5-6 persona të dyshuar, dy prej tyre nën kërcënimin e një thike u kanë marrë viktimave një shumë parash. Të dyshuarit më pas janë larguar në drejtim të panjohur. “Rasti në procedurë hetimore!”, thotë PK./Klankosova.tv