Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

NULL NULL
11.07.2026 12:23

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se bujqësia në vend po zhvillohet drejt një modeli më modern dhe më konkurrues, falë investimeve, planifikimit afatgjatë dhe mbështetjes institucionale.

Gjatë një aktiviteti në kuadër të fushatës së korrje-shirjeve në Podujevë, Kurti tha se këtë vit në Kosovë janë mbjellë mbi 75 mijë hektarë me drithëra të bardha, prej të cilave afër 72 mijë hektarë me grurë, ka raportuar “EkonomiaOnline”.

Ai bëri të ditur se, bazuar në gjendjen në terren dhe kushtet klimatike, priten rendimente mesatare prej katër deri në pesë tonë për hektar, ndërsa procesi i korrjeve pritet të përfundojë deri në fund të korrikut ose në fillim të gushtit në rast të reshjeve.

Kurti përmendi edhe rezultatet e vitit të kaluar, kur sipas tij u korrën mbi 78 mijë hektarë dhe u prodhuan afër 380 mijë tonë grurë, me rendiment mesatar prej 4.8 tonësh për hektar.

Ai tha se skema e subvencioneve për vitin 2026 sjell rritje të mbështetjes për disa sektorë të bujqësisë, përfshirë perimet, pemët, grurin me rendiment të lartë, patatet, fasulet dhe sektorë të tjerë.

Ndërkaq, ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, deklaroi se këtë vit Kosova mund të arrijë prodhim rekord të grurit, rreth 400 mijë tonë.

Sipas tij, rreth 23 mijë fermerë pritet të përfitojnë nga skema e subvencioneve për grurin, me pagesa që do të variojnë nga 460 deri në 600 euro për hektar.

lajme të ngjashme