Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Falënderimi i qoftë Allahut” – Trump paralajmëron: Nëse Irani më vret, do ta shkatërrojmë plotësisht

NULL NULL
11.07.2026 10:51

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin se ushtria amerikane është e përgatitur të ndërmarrë sulme të fuqishme nëse ai do të vritet ose do të ketë një tentativë për eliminimin e tij nga Teherani.

Përmes një postimi në rrjetin social Truth, ai tha se ushtria amerikane ka marrë urdhra për t’u përgatitur për një përgjigje ushtarake që, sipas tij, do të “shkatërronte plotësisht të gjitha zonat e Iranit” në rast të një sulmi ndaj presidentit amerikan, transmeton Klankosova.tv.

“1000 raketa janë të drejtuara nga Republika Islamike e Iranit, dhe mijëra të tjera do të pasojnë menjëherë, nëse Qeveria iraniane vepron sipas kërcënimit të saj, për të vrarë ose për të tentuar të vrasë presidentin në detyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në këtë rast, mua!”, shkroi Trump.

Ai shtoi se urdhrat për reagim janë dhënë tashmë dhe se ushtria amerikane është e gatshme për një operacion të mundshëm ushtarak.

“Urdhrat janë dhënë tashmë dhe Ushtria Amerikane është e gatshme, e vullnetshme dhe e aftë, për një periudhë njëvjeçare, me mundësi zgjatjeje, të shkatërrojë plotësisht të gjitha zonat e Iranit. Falënderimi i qoftë Allahut”, deklaroi Trump.

lajme të ngjashme