Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjendet raketë në Prishtinë, Klani sjellë pamjet e intervenimit të njësisë për deminim të FSK-së (VIDEO)

NULL NULL
09.07.2026 15:19
Foto nga Klan Kosova
Foto nga Klan Kosova

Ekipet e deminimit të FSK-së kanë larguar një mjet të dyshimtë te Prishtina e Re, atje ku prej mbrëmë u ngritën dyshimet për shpërthim teksa po kryheshin disa gërmime.

Në monitorim të KFOR-it finlandez dhe Policisë së Kosovës, sot ky mjet është larguar nga njësia e deminimit, që kanë udhëhequr operacionin, raporton Klankosova.tv

Detaje lidhur me këtë rast ka dhënë gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj.

Ajo ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një raketë, që ka vlerën e rreth 200 mijë dollarëve, ndërsa e njëjta është përdorur për gjuajtje ndaj mbrojtjeve ajrore dhe antenave.

“Mund të konfirmojmë se pak minuta më herët është bërë edhe tërheqja e mjetit e cila dyshohet të jetë raketë e NATO-s e shfrytëzuar gjatë luftës së fundit në Kosovë”, tha ajo.

lajme të ngjashme