Sonte në Edicionin Special, Kadri Kryeziu dhe Mentor Nazarko NULL NULL 08.07.2026 21:01 08.07.2026 21:01 Sonte në Edicionin Special në Klan Kosova, i ftuar është Kadri Kryeziu, njohës i çështjeve kushtetuese, për një diskutim mbi zhvillimet më të fundit politike dhe juridike në Kosovë. Temat kryesore të debatit: Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të fundit. Afatet kushtetuese dhe hapat që pasojnë në procesin e konstituimit të institucioneve. Çfarë parashikon Kushtetuta dhe cilët janë skenarët e mundshëm në ditët në vijim. Ndërkaq në pjesën e dytë të emisionit do të jetë i ftuar Mentor Nazarko, me të cilin do të diskutohet për samitin e NATO-s që do të organizohet në Shqipëri, rëndësinë e tij për vendin dhe rajonin, pritshmëritë nga ky takim, si dhe ndikimin e tij në sigurinë dhe zhvillimet gjeopolitike. Këto dhe shumë më shumë, sonte nga ora 23:00 në Klan Kosova.