Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një ditë pas certifikimit të rezultateve, LDK mbledh kryesinë

NULL NULL
08.07.2026 19:51

Një ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbledhë Kryesinë e saj për të diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe hapat e ardhshëm dhe rolin e kësaj partie në formimin e institucioneve të reja.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa.

Mbledhja do të mbahet nesër, më 9 korrik, duke filluar nga ora 15:00.

Në zgjedhjet parlamentare, LDK siguroi 16.69 për qind të votave, rezultat që i solli 18 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

lajme të ngjashme