Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

‘Na e grabitën fitoren’, raportimet pas triumfit të Argjentinës ndaj Egjiptit

NULL NULL
08.07.2026 12:23

Lot, krenari dhe zemërthyerje, Egjipti u largua nga Botërori, por fitoi respektin e botës.

Kështu e ka përshkruar Shaimaa Khalil, korrespodent i BBC, ndeshjen e mbrëmshme, teksa ka treguar bisedën me nipin e tij 9-vjeçar.

“Ishte një katastrofë, na e grabitën”, ka thënë fëmija me lot në sy, transmeton Klankosova.tv

Ndeshja ishte një udhëtim emocionesh: nga shpresa te besimi, më pas te euforia, për t’u kthyer në zemërim dhe në fund në dhimbje, raporton ai.

“Si një amerikan me origjinë egjiptiane, e përjetova çdo minutë të kësaj ndeshje,” është shprehur 41-vjeçari Sami Elmansoury.

“Të shihja Egjiptin të arrinte fitoren e parë në histori në Kupën e Botës dhe më pas të përballej si i barabartë me Argjentinën është diçka që nuk do ta harroj kurrë. Askush nuk mund ta zbehë atë që këta futbollistë i treguan botës. Paraqitja e tyre në këtë turne do të mbahet mend për shumë kohë.”

Motoja e ekipit gjatë gjithë Botërorit ishte “Mekameleen”, që në shqip do të thotë “Do të vazhdojmë përpara”. /Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme