Batllavës dhe Badocit u nevojitet ende ujë për t’u mbushur plotësisht NULL NULL 08.07.2026 11:25 08.07.2026 11:25 Gjendja aktuale e rezervuarëve të ujit në Kosovë tregon se liqeneve të Batllavës dhe Badocit u nevojitet ende një rritje e nivelit të ujit për të arritur kapacitetin maksimal të mbushjes. Sipas të dhënave të Kompanisë Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”, Liqenit të Batllavës i mungojnë edhe 1.23 metra ujë për të arritur nivelin maksimal, ndërsa Liqenit të Badocit i mungojnë edhe 1.90 metra, transmeton Klankosova.tv. KRU “Prishtina” ka bërë thirrje për kujdes në përdorimin e ujit dhe për mbrojtjen e burimeve ujore, duke theksuar rëndësinë e menaxhimit të qëndrueshëm të rezervave të ujit.