Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre NULL NULL 08.07.2026 11:12 08.07.2026 11:12 Kreu i Aleancës, Ardian Gjini dhe deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Daut Haradinaj janë tërhequr nga mandati i deputetit të Kuvendit të Kosovës. Kështu ka njoftuar kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi gjatë mbledhjes së KQZ-së, ku dhe u certifikuan rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit, transmeton Klankosova.tv. Siç bëri të ditur Radoniqi, vendi i Gjinit do të zëvendësohet me Bekë Berishën, ndërsa karrigen e Haradinajt do ta zë Burim Ramadani.