Certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit NULL NULL 08.07.2026 11:06 08.07.2026 11:06 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit, transmeton Klankosova.tv. Me këtë rast, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në mbledhjen e sotme bëri të ditur se sa ulëse kanë zënë secila parti. VV me 53 ulëse; PDK me 22 ulëse; LDK me 18 ulëse; Lista Serbe me 9 ulëse; Aleanca me 7 ulëse. Me certifikimin e rezultateve përfundimtare, tashmë rruga për formimin e institucioneve është hapur. Afati 30-ditor për mbajtjen dhe përmbylljen e suksesshme të seancës konstituive të Kuvendit fillon qysh nesër, dhe përfundon më 7 gusht. Seanca duhet të thirret nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. Nëse kjo nuk ndodh brenda afatit, Kuvendi mblidhet vet në ditën e 30-të.