Takimi Trump-Erdogan: Çka folën për sanksionet dhe luftën Rusi-Ukrainë? NULL NULL 07.07.2026 17:39 07.07.2026 17:39 Gjatë një takimi me homologun turk, Rexhep Tajip Erdogan, presidenti amerikan, Donald Trump i tha shtypit se sanksionet kundër Turqisë do të hiqen. Sanksionet CAATSA, që është shkurtesa në anglisht për “Countering America’s Adversaries Through Sanctions Act”, janë zbatuar zyrtarisht në Turqi që nga dhjetori i vitit 2020. Trump theksoi gjithashtu se do të merret në konsideratë shitja e avionëve luftarakë F-35 Turqisë, pasi Turqia ishte përjashtuar më parë nga ky program për shkak të sistemit të saj raketor S-400. “Ky është një vendim që do ta marrim. Është padyshim avioni më i mirë, dhe kjo është padyshim diçka që do ta shqyrtojmë”, tha ai. Presidenti Erdoan deklaroi se Trumpi e ka dhënë fjalën për këtë dhe sipas tij, ai gjithmonë i qëndron besnik fjalës së tij, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. “F-35 nuk është një çështje e re për ne, kemi marrë një premtim për 5 avionë dhe z.Trump na ka dhënë gjithashtu fjalën e tij për këtë çështje. Trump gjithmonë i qëndron besnik fjalës së tij. Unë besoj se do të merret një vendim pozitiv”, tha ai. Erdogan deklaroi se zhvillimet në luftën Rusi-Ukrainë ishin gjithashtu në agjendën e tyre, ku Trump tha se mendonte se të dyja palët ishin në favor të një marrëveshjeje.