Drita nis rrugëtimin evropian, Jashari i prin sulmit NULL NULL 07.07.2026 17:30 07.07.2026 17:30 Drita onte nis sezonin e ri në garat evropiane. Kampionia e Kosovës në futboll, do të luajë në rundin e parë të kualifikimeve në Champions League kundër skuadrës nga Lituania, Kauno Zalgiris. Trajneri Zekrija Ramadani ka zgjedhur 11-shen startuese, ku nga minuta e parë do të luaj edhe transferi i ri, Igball Jashari, ku në sulm do të jetë bashkë me Blerim Krasniqin. Faton Maloku do të jetë në portë, Besnik Krasniqi, Altin Bytyqi, Jorgo pëllumbi, e Ovuoka në mbrojtje. Mesfusha përbëhet nga Albert Dabiqaj, Vesel Limaj e Blerton Sheji, derisa para sulmit do të jetë Kristal Abazaj. Ndeshja Zalgiris – Drita zhvillohet në stadiumin “Girenas dhe Darius”, më fillim nga ora 18:00.