“Personi i duhur, koha e gabuar”- Albatros Rexhaj ia ‘vë vulën’ (VIDEO) NULL NULL 05.07.2026 10:45 05.07.2026 10:45 Shkrimtari, Albatros Rexhaj i ftuar në emisionin “Weekend” tha se personi i duhur në jetë vie gjithmonë në kohën e duhur. Rexhaj tha se vuajtja për dashurinë është ndër vuajtjet dhe emocionet më të veçanta të njeriut, transmeton klankosova.tv. “Njeriu ka nevojë edhe për vuajtjen e dashurisë, ka njeriu vuajtje të ndryshme në jetë, por vuajtja e dashurisë është një vuajtje e veçantë”, tha ai. Tutje, ai shtoi se shpesh njerëzit marrin vendime derisa nuk janë të gatshëm dhe nuk kanë përvojën e duhur jetësore. “Personi i duhur vjen gjithmonë në kohën e duhur, por ajo çka ndodhë është që njerëzit marrin vendime në jetë pa mendu mirë, pa e njoftë veten mirë, pa pasë përvojë të mjaftueshme jetësore”, tha ai. Për më shumë ndiqni videon në vazhdim: