Dhunë brenda familjes në Prishtinë, babai arrestohet pas rrahjes së vajzës së tij NULL NULL 05.07.2026 09:28 05.07.2026 09:28 Foto ilustruese, dhunë në familje - kanosje Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij pas një mosmarrëveshjeje verbale. Sipas policisë, i dyshuari është ndaluar nga policia pas incidentit, ndërsa viktima, vajza e tij, ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, transmeton Klankosova.tv. Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin kompetent, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndërkohë, viktima është kthyer në shtëpi së bashku me nënën e saj, ndërsa rasti po trajtohet nga institucionet përkatëse.