Aksidenti në autostradë, 7 të lënduar u dërguan në emergjencë – kjo është gjendja e tyre NULL NULL 04.07.2026 11:22 04.07.2026 11:22 Në një aksident të rëndë trafiku të ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, mbetën të lënduar tetë persona. Shtatë të lënduar janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor. Shefi i emergjencës në Prizren, Hekuran Veçgishti, ka konfirmuar për Klankosova.tv se shtatë nga të lënduarit janë pranuar në emergjencë, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme. Ai bëri të ditur se në gjendje të përmirësuar, të njëjtit janë liruar në shtëpi. “Sot rreth ora 8:30 në Emergjencë janë sjellë 7 të lënduar në aksident trafiku që ka ndodhur në autostradë. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme, janë konsultuar specialistët sipas lëndimeve që kanë pasur. Në gjendje të përmirësuar janë liruar në shtëpi”, ka deklaruar Veçgishti./Klankosova.tv Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, tetë persona të lënduar