Arrestohet 32-vjeçari në Vlorë, i sekuestrohen armë dhe municion NULL NULL 04.07.2026 10:42 04.07.2026 10:42 Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës gjatë një operacioni të koduar “Siguria”, pasi dyshohet se qarkullonte me armë zjarri dhe municion luftarak në automjet. I arrestuari është shtetasi Eris Mara, banues në fshatin Peshkëpi. Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve operative, organizuan operacionin, ku ndaluan automjetin tip “Audi” me të cilin lëvizte 32-vjeçari. Gjatë kontrollit në mjet, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, 40 fishekë luftarakë, si dhe një radio të ngjashme me ato që përdor Policia e Shqipërisë./A2Cnn