Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, tetë persona të lënduar

NULL NULL
04.07.2026 09:46

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, si pasojë e të cilit kanë mbetur të lënduar tetë persona.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë gjashtë automjete.

“Në ora 8:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë (4km para Pikës Kufitare Vërmicë). Në aksident janë përfshirë gjashtë automjete. Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë pësuar lëndime. Policia (Njësia e Autostradës) është duke u marrë me procedurat në vendngjarje”, thuhet në konfirmim./Klankosova.tv

lajme të ngjashme