Obiliq, vdesin motoçiklisti dhe pasagjeri NULL NULL 04.07.2026 09:39 04.07.2026 09:39 FOTO ILUSTRUESE Të premten në Obiliq ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. Si pasojë e aksidentit midis një motoçiklete dhe një këmbësori, kanë vdekur vozitësi i motoçikletës dhe pasagjeri. “Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes një motoçiklete me vozitës dhe pasagjer meshkuj kosovarë dhe një këmbësori mashkull kosovar”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës. “Nga lëndimet e marra vozitësi dhe pasagjeri kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilëve e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa këmbësori është dërguar në QKUK, Prishtinë për tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi”. “Me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion”.