Vetura me targa të Kosovës godet biçiklistin 66-vjeçar në Shqipëri NULL NULL 04.07.2026 08:49 04.07.2026 08:49 Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në rrugën Lezhë-Milot. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” me targa të Kosovës ka përplasur një biçikletë me të cilën po lëvizte 66-vjeçari Preng Ndreka, banues në Shënkoll. Si pasojë e përplasjes, 66-vjeçari ka mbetur i lënduar rëndë dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar dhe ndaluar nga Policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./TCh