Suçiq rrëfen bisedën me Ronaldon pas humbjes NULL NULL 03.07.2026 12:24 03.07.2026 12:24 Mesfushori kroat Petar Suçiq ishte i dëshpëruar pas humbjes 2:1 ndaj Portugalisë në raundin e 16-të të Kupës së Botës, duke thënë se Kroacia meritonte të paktën kohën shtesë. “Luajtëm shumë mirë, veçanërisht në pjesën e dytë. Jam bosh, por krenar për ekipin. Tre gola na u anuluan dhe do të doja një shpjegim për ato vendime. Mendoj se meritonim më shumë”, deklaroi ai, transmeton Klankosova.tv Suçiq zbuloi edhe bisedën me Cristiano Ronaldon pas ndeshjes. “Isha shumë i tronditur. Ronaldo më tha se ky është futbolli, se gjithmonë ka momente të vështira dhe më inkurajoi të vazhdoj, duke më thënë se jam lojtar i shkëlqyer dhe se gjërat do të bëhen më mirë në të ardhmen”. /Klankosova.tv