Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

U godit nga një shtyllë në vendin e punës, vdes 27-vjeçari shqiptar në Itali

NULL NULL
03.07.2026 10:51

Punëtori me origjinë shqiptare F.C, që mbeti i plagosur rëndë në një aksident në vendin e punës më 26 qershor në Due Carrare, në provincën e Padovës, ka ndërruar jetë më 30 qershor.

27-vjeçari u godit nga një shtyllë telekomunikacioni gjatë kryerjes së punës. Ai u transportua me helikopter drejt Spitalit të Padovës, ku ishte shtruar në repartin e terapisë intensive. Megjithatë, plagët e rënda që kishte pësuar rezultuan fatale, shkruan vizionplus.tv, transmeton klankosova.tv.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje debatin mbi sigurinë në vendet e punës në rajonin e Venetos, ku sindikatat dhe institucionet vijojnë të kërkojnë më shumë investime në masat parandaluese, trajnimin e punonjësve dhe kontrollet për të ulur numrin e aksidenteve në punë.

lajme të ngjashme