Arrestohen 8 persona në Britani, dyshohen se drogonin gratë dhe më pas kryenin marrëdhënie me to NULL NULL 02.07.2026 22:47 02.07.2026 22:47 Tetë persona janë arrestuar në Britani si pjesë e një hetimi mbi një rrjet ndërkombëtar burrash që dyshohet se drogonin dhe abuzonin seksualisht me gratë, ka njoftuar sot Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA). Kjo agjenci që heton krimin e organizuar ndërkombëtar dhe veprat e rënda penale, njoftoi se ka zbuluar një rrjet ndërkombëtar të përbërë kryesisht nga burra, të cilët dyshohet se kanë kryer sulme seksuale të organizuara ndaj grave, pasi i kishin vënë ato nën ndikimin e lëndëve narkotike. Hetimi nisi pasi gazetarë gjermanë zbuluan në vitin 2025 një forum online ku shkëmbeheshin materiale dhe informacione që lidhen me këto krime. Më pas, NCA identifikoi atë që e përshkroi si “një rrjet ndërkombëtar”, me anëtarë në dhjetëra vende dhe në të gjitha kontinentet. Hetimi i platformës, identiteti i së cilës nuk është bërë publik, çoi në arrestimin e tetë personave në Britani. Ndërkohë, 14 hetime të tjera janë në zhvillim, si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në vende të tjera. Sipas autoriteteve, janë identifikuar më shumë se 270 persona të lidhur me këtë forum. “Sulmet seksuale të lehtësuara nga përdorimi i drogës nuk janë më incidente të izoluara, por po bëhen gjithnjë e më të organizuara”, deklaroi Nigel Leary, zëvendësdrejtor i NCA-së. Ai shtoi se fenomeni po favorizohet nga platformat dixhitale dhe theksoi se “shkalla e këtij fenomeni që kemi parë deri tani është thellësisht shqetësuese”. /Klankosova.tv