Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hamza s’i përgjigjet Kurtit në WhatsApp: Ftesa duhet të jetë zyrtare, i përgjigjemi zyrtarisht

NULL NULL
02.07.2026 22:07

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se nuk do t’i përgjigjej Albin Kurtit në një ftese për takim të dërguar përmes whatsApp, duke theksuar se komunikimi për çështje të tilla duhet të jetë vetëm zyrtar.

Në intervistën në Rubikon të Klan Kosovës, Hamza tha se një ftesë për takim duhet të ketë përmbajtje të qartë, transmeton Klankosova.tv.

“Nëse Kurti na fton në takim, ftesa duhet të jetë zyrtare, ftesë me përmbajtje, në mënyrë që edhe përgjigjja të jetë zyrtare. Jo me WhatsApp. Arsyeja është se nuk dëshiroj që pas takimit, për të cilin nuk i dihet përmbajtja, të dalim dhe unë ta përdor takimin në mënyrën si më konvenon, apo dikush tjetër ta përdorë si i konvenon”, deklaroi Hamza në Rubikon.

Ai shtoi se për PDK-në prioritet mbeten temat që lidhen me interesin e shtetit dhe vetëm pas dakordimit për to mund të diskutohet për formulat e krijimit të institucioneve.

“Për PDK-në janë prioritete çështjet e vendit. Fillimisht duhet të diskutohet për to dhe, nëse ka dakordim, atëherë mund të flasim edhe për formula të tjera. Në një ftesë për takim, për ne janë me rëndësi temat dhe prioritetet, e më pas formula e krijimit të institucioneve – Kuvendi, Qeveria dhe Presidenti”, tha Hamza./Klankosova.tv

lajme të ngjashme